Titulli

Luani - 2012

luaniHoroskopi i vitit 2012 për të lindurit e shenjës së Luanit nuk parashikohet ndonjë fillim viti i mirë, për shkak të negativitetit të Marsit në shenjën e Demit, dhe të Jupiterit në shenjën e Akrepit. Do të përjetoni një fillim viti të shoqëruar me kriza sentimentale dhe profesionale, por që do të jeni në gjendje t’ia dilni mbanë vetë edhe pse humori nuk do të jetë në maksimum. Një ndihmesë e madhe do t’ju mbërrijë nga Saturni që do të largoj nga ju duke ata persona negativ që flasin për ju. Në periudhën e përfundimit të stinës së verës dhe fillimit të pranverës, kur qielli yjor do të jetë tepër i qetë do t’ju mbërrijë një propozim. Vera do të jetë një periudhë e mrekullueshme sidomos nga këndvështrimi sentimental, beqarët do të njihen me persona të rinj dhe do të jetojnë mbrëmje të mbushura plot me emocione. Do të jetoni një periudhë të dytë lodhje në fillim të tetorit dhe në gjysmën e parë të dhjetorit. Viti do të mbyllet mjaft mirë.