Titulli

Dashi 2014

Dashi
E Përgjithshme
Nëse ju do të arrini të kontrolloni energjinë tuaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, do të arrini të shijoni më pas frytet e jetës. Për shenjën tuaj 2014-ta do të ketë ndikim të fuqishëm dhe mund të cilësohet një përballje titanësh.
Ndikimi i uranit gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj do të jetë në kombinim me Plutonin, një uragan ndryshimesh, përballje sfidash, sidomos në lidhje me njerëzit e pushtetshëm që kanë të bëjnë me punën dhe karrierën tuaj, por edhe me mendimet ndryshe me njerëzit e familjes. Do t’ju duhet që muajt e parë të vitit dhe sidomos janarin të rishikoni edhe një herë propozimet apo vendimet që mund të keni marrë në lidhje me punën apo jetën personale. Kështu që 2014-ta fillon në mes të konfuzionit, për të arritur në prill kulmin e shpërthimit apo të revolucionarizimit tuaj. Çështjet familjare do të çlirohen në fillim të marsit dhe gradualisht do të përqendroheni edhe në çështjet ekonomike, të cilat janë të vështirësuara këto vitet e fundit. Në korrik fillon periudha më e këndshme dhe produktive për ju me futjen e Jupiterit në Luan, ku jeta nis të lulëzojë në të gjitha kuptimet.
Ekonomia
Me gjithë vështirësitë në karrierë dhe punë, ekonomia fillon një përmirësim, nga 29 maj deri në 22 korrik. Mund të merrni edhe një mbështetje nga familja juaj në këtë periudhë. Në 24 tetor nga eklipsi i Diellit do të keni shanse të mira nga marrëveshjet ekonomike.
Dashuria
Deri në prill mos prisni shumë në aspektin erotik. Vetëm me futjen e Jupiterit në Luan në korrik do të filloni të keni shumë fat. Njohje të reja, por edhe celebrime do të ndodhin në lidhjet ekzistuese. Nga datat 12 gusht deri më 4 shtator do jetë një nga periudhat më të nxehta dhe më erotike për ju.
Karriera
Pretendimet tuaja do të jenë të mëdha, por ritmi i punëve nuk do të jetë ai që dëshironi ju. Deri në prill do ta keni shumë të vështirë. Vetëm nga 26 tetori e deri në 4 dhjetor mund të favorizoheni për një fuqizim të pozicionit tuaj.