Titulli

Gaforrja - 2012

gaforrjaGjatë këtij viti të lindur e kësaj shenje do të arrijnë të përfundojnë projektet që kanë qëndruar pezull. Do të arrijnë të gjejnë përgjigjet e duhura. Planeti Jupiter, ndriçon në pjesën më të mirë të vitit çdo situatë në fushën profesionale, por nuk do të lërë mënjanë as ndihmesën në fushën e ndjenjave dhe në marrëdhëniet me partnerin, apo në kërkimin e personit të zemrës për ata që janë beqar. Muajt më të mirë do të jenë maji dhe qershori, më pas do të hyni në periudhën e vdekur sidomos në shtator dhe tetor për të rinisur një periudhë të shkëlqyer drejt fundit të vitit. Në nëntor dhe dhjetor kur periudha të jetë tepër pasiononte planetët do t’ju ndihmojnë shumë në lidhje me partnerin ose partneren tuaj.