Titulli

Virgjeresha - 2012

virgjereshaNjë vit i shkëlqyer 2012 për të lindurit e kësaj shenje. Fillimi i këtij viti do të jetë entuziast dhe plot me ide e projekte që pa vështirësi do të realizohen për gjithë vitin. Sidomos duke filluar me javët e para të janarit do të ndjeheni të humbur dhe asnjë nuk do të arrij t’ju dekurajojë. Një fillim viti i mirë edhe nga këndvështrimi sentimental fal parashikimeve të mira të Venusit dhe Marsit që bashkohen me Diellin. Një periudhë lodhje e vogël do të mbërrijë në fund të shkurtit, për shkak të transferimit të Marsit në shenjën e binjakëve duke u stimuluar nga Urani, sidomos për të lindurit në gjysmën e dytë të gushtit. Muajt qershor, korrik, gusht do të sjellin të reja dhe ndonjë rast për ta vlerësuar në mënyrë delikate. Shtatori, tetori dhe nëntori do të jenë muaj tepër të mirë për të zgjidhur probleme të rëndësishme, sidomos në sektorin profesional. Edhe fundi i vitit parashikohet të jetë tepër i mirë.