Titulli

Virgjeresha 2014

Virgjeresha
E Përgjithshme
Viti 2014 fillon me ulje e ngritje dhe kthime mbrapa, por pranvera do të jetë e mbushur me mundësi, veçanërisht për çështjet ekonomike. Vjeshta do të jetë më e qetë. Viti i ri për ju fillon me Afërditën e kundërt në Bricjap gjatë gjithë janarit. Do të keni kthim mbrapa në çështjet erotike dhe planet krijuese. Mund të keni rikthim te një dashuri e vjetër. Me Marsin në Peshore deri në mes të korrikut duhet të keni shumë vëmendje në çështjet ekonomike, sidomos në fund të muajt prill. Jupiteri në Gaforre do t’ju ndihmojë, por kujdes në shkurt dhe prill, pasi me lidhjet e vështira që bën me Uranin, ju sjell vlerësime të gabuara dhe keqkuptime me miq e shokë. Në maj Jupiteri do t’ju ndihmojë veçanërisht në stabilizimin e planeve tuaja. Në mes të korrikut Jupiteri do të kalojë në Luan e deri në fund të vitit fuqizon lëvizjen tuaj në prapaskenë dhe në fshehtësi. Në shtator do ndihmoheni për shanse pune dhe shëndet të mirë.
Karriera
Nuk do ketë zhvillime dramatike në lidhje me karrierën. Nga data 7 deri më 29 maj, pozicionimi i Mërkurit në Zenit të shenjës suaj do t’ju fuqizojë komunikimin me persona me rëndësi. Më 28 maj hëna e re në Binjak, nën ndikimin e Marsit, ju jep një ngritje të fuqishme në çështje pune.
Ekonomia
Ekonomia do jetë pikë strategjike për ju në 2014-n. Pozicionimi i Marsit në Peshore deri në mes të korrikut tregon që interesi juaj në anën materiale nuk ju braktis lehtë. Në periudhën kur Marsi do të jetë në pozicion delikat, sidomos në janar e prill, dhe në mes të korrikut duhet të keni shumë kujdes në ekonomi.
Dashuria
Fillimi i vitit është periudhë e pafavorshme për lidhje të reja apo për një martesë. Afërdita e kundërt ju çon drejt gabimeve. Periudha më e mirë do të jetë shtatori, megjithëse më datë 10 shtator mund të keni një zhgënjim. Erotike do të jetë periudha nga 28 maji deri në 23 korrik.