Titulli

Luani 2014

Luani
E përgjithshme
Nëse situatat bëhen të lodhshme, mos harroni se kohët më të mira po vijnë për ju, pra nga mesi i verës e në vazhdim kur Jupiteri, planeti i fatit, të futet në shenjën tuaj. Deri atëherë duhet të bëni pak durim.Pozicioni i Marsit në Peshore do t’ju ndihmojë shumë në jetën e përditshme deri në mes të korrikut. Në disa momente, ndikimi i Marsit do bëjë që të humbni qetësinë dhe kujdes duhet të keni kryesisht në janar, në dhjetëditëshin e tretë të prillit dhe në mes të qershorit. Deri në mes të korrikut, Jupiteri do të jetë në Gaforre dhe ju duhet të lëvizni në prapaskenë pa i bërë të dukshme lëvizjet tuaja. Kujdes vetëm nga janar deri në prill se mos prapaskenat ju vënë në ngatërresa. Në 24 maj do të favorizoheni nga Saturni në problemet familjare dhe do të çliroheni përfundimisht nga këto probleme pas 23 dhjetorit. Por në fund të dhjetorit do të bëheni pak të papërmbajtur dhe shpërthyes. Ndaj kujdes! Më 23 shtator, lidhja e bukur e Jupiterit në shenjën tuaj me Uranin do stacionojë shkëlqyeshëm optimizmin tuaj. Do udhëtoni jashtë dhe çështje studimore e ligjore do të gjejnë zgjidhje.
Karriera
Fundi i prillit do jetë periudha e rëndësishme në lidhje me karrierën tuaj. Eklipsi i Diellit në Dem ju sjell mundësi të shpalosni talentin tuaj udhëheqës. Në janar kujdes me punën dhe mos ndërlidhni erotizmin me punën tuaj. Nga 29 maji deri 22 qershor mund të përfitoni rritje të ardhurash.
Ekonomia
Jeni bujarë dhe shumë lehtë e fusni dorën në xhep për të ndihmuar të tjerët. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën tuaj do të filloni të humbni kontrollin e shpenzimeve nga mesi i korrikut e në vazhdim. Nga Marsi deri në Prill mund të fitoni para nga të tretët, trashëgimi, kredi etj.
Dashuria
Periudha më e fuqishme erotike për ju do të jetë mesi i gushtit. Kujdesuni vetëm të mos vini në rrezik një lidhje të qëndrueshme për diçka që shkëlqen më shumë.