Titulli

Peshorja 2014

Peshorja
E Përgjithshme
Viti 2014 do të jetë episodik për ju. Përgatituni për veprim dhe tension, për dashuri dhe pasion, për ndryshime, por edhe përmbysje të papritura. Marsi, planeti i veprimit dhe tensionit, do të jetë në shenjen tuaj deri në korrik. Kujdes duhet të tregoni kur ky planet të bëjë lidhje të vështira, sidomos më 9 janar me Jupiterin në Gaforre dhe do të sjellë problem dhe aksidente me punën. Më 23 prill kujdes nga nxitimi dhe kur udhëtoni. Nën ndikimin e Uranit, përballë shenjës suaj në muajin prill dhe qershor kujdes në marrëdhëniet në çift apo bashkëpunëtorë të afërt. Vetëm në mes të majit, nën ndikimin e Jupiterit në Gaforre, në lidhje të bukur me Saturnin, mund të pretendoni për qëndrueshmëri planesh dhe ngritje në karrierë. Janari do jetë një muaj i vështirë në lidhje me çështjet tuaja familjare. Nën ndikimin e Saturnit në Akrep deri në Dhjetor do bëni shumë sakrifica në çështje ekonomike.
Karriera
Lidhjet e vështira që bën Jupiteri këtë vit me Marsin dhe Uranin në muajin prill hapin rrugën për një vendim të shpejt për të kërkuar punë diku tjetër. Çdo gjë mund të ndodhë këtë vit dhe çdo përpjekje juaja për të zgjeruar veprimtaritë tuaja apo për të treguar talentin do të gjejnë pengesë. Kjo për shkak të superoptimizmit dhe vlerësimit të gabuar që do bëni. Vetëm në maj do qetësoheni.
Ekonomia
Paratë do të lëvizin shumë ngadalë këtë vit për shkak të Saturnit në Akrep. Por megjithatë, në fund të tetorit dhe në nëntor do të shikoni një përmirësim.
Dashuria
Duhet të bëni durim deri në vjeshtë për çaste të bukura dhe romantike. Në këtë periudhë, nëse filloni një lidhje, njohja do të vijë nga një rreth shoqëror. E mirë do të jetë edhe periudha nga 5 marsi deri në 5 prill. Do të zgjohen fuqishëm instinktet tuaja.