Titulli

Ujori 2014

Ujori 
E Përgjithshme
Jeni mësuar të përballeni me situata të vështira dhe të papritura. Deri në verë do mjeshtëroheni në përshtatshmërinë dhe tolerancën tuaj. Urani, planeti juaj, do jetë në shenjën e Dashit gjatë gjithë 2014-s. Jeta e përditshme do jetë shumë interesante dhe idetë tuaja të veçanta. Por nxitimi mund të bëhet armiku juaj gjatë shkurtit, prillit dhe qershorit. Marsi do jetë në shenjën e Peshores deri në korrik në pozicion të favorshëm për ju. Mund të organizoni udhëtime të largëta dhe të diskutoni për çështje studimesh. Kujdes më 9 janar, Marsi dhe Jupiteri në kundërshtim sjellin nxitim dhe aksidente. Kujdes duhet të tregoni në Prill. Nëse doni të udhëtoni, duhet të organizoni mirë çdo detaj. Saturni do jetë në Zenit të shenjës suaj deri në 22 dhjetor. Ndikimi i tij do jetë superantagonist në çështje të karrierës dhe do qëndrojë më i organizuari apo më punëtori. Megjithatë, lidhja pozitive midis Jupiterit dhe Saturnit në maj ju sjell një sukses në karrierë. Më 16 korrik, Jupiteri do kalojë në Luan përballë shenjës suaj. Planeti i fatit do sjellë para jush shanse për një martesë, për një lidhje apo bashkëpunim. Shtatori do jetë muaj njohjesh të mira.
Karriera
Karriera edhe për këtë vit do jetë një pjesë shumë kërkuese për shkak të Saturnit në Akrep. Veprimtaria në drejtim të karrierës do monopolizojë jetën tuaj. Nga 27 shtatori deri në 4 tetor Mërkuri do ju ndihmojë në takime me njerëz të rëndësishëm apo të ndryshoni idetë tuaja dhe të jepni duart me eprorët.
Ekonomia
Ju që keni lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës suaj, keni mundësi të shikoni ekonominë tuaj jo në mënyrë realiste dhe menaxhimi i parave të bëhet nën ndikim senestimatik, jo praktik. Më 1 mars, kontakti Mërkur-Neptun mund të sjellë një lulëzim ekonomik. Prilli mund të jetë një muaj shumë i mirë ekonomik, me gjithë kurthet që fsheh.
Dashuria
Dy muajt e parë të vitit mos prisni shumë nga ana erotike. Të jeni të kujdesshëm në njohjet e reja. Shumë mund të jenë duke kaluar një ndarje dhe nuk janë të gatshëm për fillime të reja. Gjërat ndryshojnë në Mars, me futjen e Afërditës në shenjën suaj. Dashuria me shikim të parë gjatë pranverës nuk do mungojë.