Titulli

Peshqit 2014

Peshqit
E Përgjithshme
Viti 2014 do jetë shumë bujar me ju. Deri në periudhën e verës do shikoni ëndrrat dhe idetë të bëhen realitet. Do keni një vit krijues dhe pjellor. Jupiteri do jetë në Gaforre deri në mes të korrikut, në këtë shenjë shumë miqësore ndaj jush. Do ju ndihmoj në dashuri, në mundësinë e një trashëgimtari apo në krijimtari artistike. Në muajin mars do shikoni realizime të mrekullueshme. Për qëndrueshmëri sentimentale duhet t’i mbani njerëzit e dashur jashtë ngatërresave ekonomike. Në muajin prill përpiquni të mbani një drejtim të pavarur ekonomik. Neptuni, planeti i fantazisë dhe utopisë, do ndikojë te të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës suaj, duke ju vënë në disa raste kurthe dhe duke ju tërhequr në një realitet tjetër, duke rritur te,k ju ndjenjën e ikjes. Në gusht, lidhja pozitive e Neptunit me Marsin ju jep krahë në forcën krijuese. Marsi në Peshore do ndikojë deri në mes të korrikut në çështjet ekonomike. Nuk duhet t’u besoni personave që ju premtojnë fitime të shpejta. Urani do ndikojë gjithashtu në çështjet ekonomike. Në prill dhe dhjetor do jeni në vështirësi në këtë aspekt. Jupiteri nga mesi i korrikut në Luan do sjellë shanse për një punë të re.
Karriera
Pozicionimi i Jupiterit në Luan në mes të korrikut do sjellë lajme pozitive në lidhje me punën. Mund të mos zini pozicion kryesues, por do jeni të kënaqur, pasi do merreni me diçka që ju pëlqen. Zhvillime të mira do keni edhe në muajin nëntor e dhjetor, pasi pritet edhe një shpërblim material ose moral.
Ekonomia
Në aspektin ekonomik ende nuk mund të jeni të stabilizuar, prandaj pritet të jeni disi të pasigurt. Mund të prisni një përmirësim në muajin maj. Nga 29 shtatori deri në 23 tetor do merrni një mbështetje ekonomike.
Dashuria
Erotizmi do lulëzojë në mes të pranverës. Megjithëse skena planetare do të jetë e turbullt në prill, por zemra juaj do trokasë fort. Afërdita, planeti i dashurisë, do jetë në shenjën tuaj nga 5 prill në 2 maj, duke rritur romantizmin tuaj dhe duke dyfishuar mundësitë për një dashuri të re. Megjithatë, fundi i prillit mund të jetë përmbysës dhe mund të sjellë shpërthime ndjenjash xhelozi dhe fiksime. Hëna e re më 27 korrik mund t’ju sjellë atë që prisni ndjenja të forta nga një njohje e fuqishme.