Titulli

Bricjapi 2014

Bricjapi
E Përgjithshme
Një vit me tone të larta do jetë për ju 2014-ta, të paktën deri në verë. Shumë do ndryshojnë në jetën tuaj dhe shpesh në mënyrë rrënjësore. Duhet të jeni të mirëkuptueshëm me ndryshimet. Plutoni do jetë gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj. Për të lindurit nga data 1 deri në 5 janar, ndikimi i Plutonit do jetë shndërrues në kuptimin më të plotë të fjalës. Marsi në Peshore deri në korrik do ndikojë në lidhje me karrierën tuaj, ku do ketë periudha përballjesh dhe tensioni sidomos në janar, prill dhe qershor. Jupiteri do jetë përballë shenjës suaj deri në korrik, por vetëm në mars do ju sjellë shanse të mira në një martesë, bashkëpunim apo një lidhje. Por mund të ndodhë që të mbivlerësoni partnerët apo bashkëpunëtorët dhe të humbni pavarësinë prsonale. Urani, planeti i ndryshimeve, në pozicionin e Dashit do sjellë për ju paqëndrueshmëri në çështjet familjare. Në prill do keni situata më të vështira në çështjet familjare. Mund të ndryshoni shtëpi apo të zhvendoseni gjatë kësaj periudhe. Nga 16 korriku pozicioni i Jupiterit në Luan do të ndikojë për mirë në çështjet ekonomike.
Karriera
Karriera do jetë për ju pika më strategjike për 2014-n. Pozicioni i Marsit në Peshore deri në korrik i shton përgjegjësitë tuaja. Nëse puna që bëni nuk ju kënaq, atëherë do jeni shpërthyes dhe do përballeni me njerëz me influencë. Nga 2 deri në 27 shtator, Mërkuri do ju ndihmojë të realizoni idetë tuja. Nga 29 Shtatori deri në 23 tetor, marrëdhëniet tuaja rregullohen dhe reputacioni juaj rritet.
Ekonomia
Pozicionimi i Jupiterit në Luan në korrik të 2014-s do prekë drejtpërdrejt interesat tuaj ekonomikë. Në këtë rast ju mund të shpresoni në ditë më të mira ekonomike. Por deri atëherë, periudha nga 3 deri në 28 shkurt do jetë krejtësisht e pafavorshme për blerje. Përmirësim do të ketë në Mars dhe në Prill.
Dashuria
Janari do jetë muaj i vështirë në çështjet erotike. Shumë nga ju do kërkojnë një lidhje nga e kaluara apo të përsërisin gabimet e së kaluarës. Nga shkurti e deri në fillim të marsit do rritet vetëbesimi juaj, ndjenjat gjallërohen dhe dashuria rimerr një pozicion të rëndësishëm në jetën tuaj.