Titulli

Shigjetari 2014

Shigjetari 
E Përgjithshme
Idetë, planet dhe ëndrrat tuaja mund të marrin formë. Me gjithë përmbysjet e herëpashershme, do piqeni dhe do vlerësoni më shumë talente dhe forcën tuaj krijuese. Gjatë vitit 2014 do ndikoheni fuqishëm nga pozicioni i Marsit deri në 25 korrik në shenjën e Peshores. Jeta juaj sociale do jetë e vrullshme, njohjet dhe shoqëritë e reja gjithashtu. Klima mund të jetë e vështirë në marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe shokët në muajin prill. Jupiteri do ju ndihmojë ekonomikisht deri në korrik, por nuk duhet të ngatërroni ekonominë me shoqërinë. Me futjen e Jupiterit në Luan, mbas 16 korrikut hapet një periudhë shumë pozitive për ju. Deri në fund të vitit do keni udhëtime të largëta, studime jashtë vendit, çështje ligjore që zgjidhen dhe do bëheni më të njohur. Në shtator do keni një sukses të paparë. Urani në Dash nuk ju lë aspak në rutinë, por mund të mos arrini të stabilizoheni në një marrëdhënie erotike. Nëse merreni me art, do keni ngritje maksimale. Në fund të dhjetorit, Saturni futet në shenjën tuaj dhe ju stabilizon pas një periudhe fobish dhe lodhje psikologjike.
Karriera
Në gjashtë muajt e parë të vitit nuk duhet të prisni shumë gjëra në karrierë. Muaj i rëndësishëm për karrierën tuaj do jetë gushti. Gjatë gushtit do keni takime me njerëz të rëndësishëm, të cilët do të kuptojnë dhe vlerësojnë talentet dhe idetë tuaja. Në 25 gusht kemi Hënën e re në Zenit të shenjës suaj, që sjell shanse të shkëlqyera në punë.
Ekonomia
Viti fillon vështirë për çështjet ekonomike, pasi kemi një bllokim. Të jepni në një kohë kur nuk keni do të thotë që shumë shpejt do shikoni humbjet. Shkurti do jetë një muaj shumë i mirë ekonomik. Periudhë e mirë do jetë maji dhe fundi i vitit.
Dashuria
Do jetë vit shumë i rëndësishëm 2014-ta për çështjet erotike. Deri në fund të janarit nuk përjashtohet mundësia të keni një njohje të re me një person që do ju mahnisë me egocentrizmin e tij. Muaji i mirë do jetë edhe maji, ku ju do shpreheni dhe do flirtoni më shumë. Jupiteri do ju ndikojë shumë pozitivisht në jetën erotike, me futjen në Luan më 16 Korrik.