Titulli

Akrepi 2014

Akrepi 
E Përgjithshme
Detyrimet dhe përgjegjësitë do të vazhdojnë edhe për këtë vit. Nëse jeni realistë, brenda gjysmës së parë të vitit do të shikoni ëndrra dhe ide që përparojnë. Saturni do të jetë edhe gjatë vitit 2014 në shenjën tuaj. Kjo do të thotë që do punoni shumë, por do merrni pak, megjithëse Saturni do ndikojë që shpirti realist të mos ju braktisë. Po ju e dini që suksesi pret ata që bëjnë hapa të vegjël, por të sigurt. Jupiteri në Gaforre mbas muajit mars do të nxjerrë planet tuaja nga lista e pritjes, por ju bën edhe superoptimist dhe ju mund të vini qëllime shumë të larta, p.sh. mund të doni të shkoni lart në diell dhe të digjeni. Kujdes në muajin prill. Suksesi ju pret gjatë muajit maj ku Jupiteri bën një lidhje shumë pozitive me Saturnin në shenjën tuaj. Pozicionimi i marsit deri në korrik në Peshore ka shumë interes për ju. Kjo periudhë do jetë mistike për ju. Më 16 korrik Jupiteri futet në Luan në Zenit të shenjës suaj. Në këtë pozicion deri në fund të vitit do hapen horizonte te reja për ju në fushën e karrierës. Në shtator keni një sukses të shpejtë.
Karriera
Me futjen e Jupiterit në Luan më 16 Korrik të 2014-s e deri në gushtin e vitit 2015, do shfrytëzoni shanset e shumta që do ju jepen në lidhje me çështjet e karrierës. Periudha më e rëndësishme në lidhje me punën do jetë në mes të gushtit, ku mund të keni biseda të rëndësishme ose të takoheni me persona që kuptojnë talentet tuaja.
Ekonomia
Nuk do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në çështjet tuaja ekonomike, të paktën deri në mes të vitit. Nga 13 shtatori e deri në 25 Tetor do jeni super shpenzues. Nga mesi i Nëntorit e deri në 10 dhjetor do shikoni që ana ekonomike do përparojë. Më të mirat në planin ekonomik do jenë në fund të vitit.
Dashuria
Ju që keni lindur në tetor, vazhdoni të jetoni në botën tuaj rozë dhe të prisni princin e përrallës. Për të tjerat, pozicioni i Jupiterit në Gaforre deri në mes të korrikut tregon që nuk e humbni lehtë romantizmin dhe përkushtimin ndaj familjes. Nëse jeni në një lidhje, do kaloni në celebrimin e saj. Periudha më erotike do jetë nga 23 tetori deri në 16 nëntor, ku Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë në shenjën tuaj.