Titulli

Dashi - 2013

dashiLidhje te reja dhe surpriza jo zhgënjyese
Kete vit qe shkoi ka pasur shumë trazira përsa i përket ndjenjave. Janë ndjenjat ato të cilat kanë vuajtur më shumë për gjërat që ju nuk mund të realizoni. Për këtë arsye ju ushqeni shumë shpresa nga viti 2013, që në të vërtetë nuk ka për t’ju zhgënjyer. Do të krijoni një lidhje jo zhgënjyese, madje mund të themi të shkëlqyer, por natyra juaj prej njeriu që do të arratiset mund të hedhë në erë gjithçka. Do të keni shpesh herë dëshirë për tia mbathur por kjo nuk do të sjellë asgjë të mirë për ju. Yjet ju këshillojnë të bëni kujdes dhe të reflektoni: mos ngatërroni një dashuri të madhe me një flirt të zakonshëm..Nëse këtë dashuri do ta konsideroni flirt mund të bëheni pishman dhe të vuani gjatë, por kurrë nuk do të mund ta rifitoni më. Viti do të jetë stabël dhe i sigurtë për çiftet e vjetra dhe për ato në fillim të historisë së tyre.


Puna
Në të kundërt të tipit tuaj puna këtë vit do të jetë e qëndrueshme dhe pa ndonjë dëshirë të madhe për të lëvizur. Jo se gjërat nuk do të shkojnë mirë për ju, por vëmendja juaj nuk është të shkëlqeni në punë këtë vit. Do të tërhiqeni pak mënjanë për të lënë të tjerët të punojnë pa u stresuar shumë. Por në fund të gushtit nuk do të duroni më. Do të hidheni në aktivitete dhe investime të reja të cilat do të rezultojnë të jenë goxha fitimprurëse në të ardhmen. Ju jeni një administrues i mirë lekësh, por ky vit është i vështirë për të pasur shumë lekë në duar. Yjet këshillojnë të bëni kujdes me shpenzimet dhe të hiqni ndonjë lek mënjanë për cdo rast.