Titulli

Gaforrja 2014

Gaforrja
E përgjithshme
Çfarëdo që të ndodhë në ambientin tuaj, ju nuk do ta humbni optimizmin. Vetëm nga mesi i muajit korrik do të ndieni një favorizim të mirë ekonomik. Muaji janar fillon me probleme për ju në lidhje me martesën apo lidhjen tuaj. Në shkurt duhet të keni shumë kujdes në lidhje me punën dhe karrierën. Nuk duhet të riskoni dhe duhet të mbani tone të qeta me eprorët. Jupiteri fillon të ofrojë favorizimet e tij në muajin mars, por deri atëherë do ju pengojë sa për të treguar se jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Marsi në Peshore pothuaj deri në korrik do të shkaktojë pengesa dhe detyrime në jetën familjare. Muajin prill duhet ta keni shumë kujdes në familje, në punë dhe nga aksidentet e mundshme. Periudha juaj më e mirë do të jetë nga mesi i korrikut e deri në shtator, me futjen e Marsit në Akrep. Do të ndiheni mirë personalisht dhe do fitoni njeriun që doni.
Karriera
Karriera do jetë më e paqëndrueshmja në të gjitha aspektet e jetës suaj për 2014. Shumë nga ju nuk dinë se çfarë duan. Muaji maj cilësohet shumë i mirë për t’u bërë përshtypje të mirë njerëzve në detyrë.
Ekonomia
Gjatë këtij viti ju presin zhvillime pozitive në çështjet ekonomike, sidomos nga mesi i verës e tutje. Jupiteri do t’ju ndihmojë për një lulëzim ekonomik gjatë vitit 2014. Por mund të bëjë që në të njëjtën kohë të shpenzoni shumë para.
Dashuria
Planeti i dashurisë, Afërdita, do bëjë shumë lojëra të çuditshme në marrëdhënien tuaj gjatë muajit janar. Nëse jeni vetëm, është periudhë jo e favorshme për flirte dhe njohje të reja. Nga 18 korriku, Afërdita do të jetë në shenjën tuaj deri më 11 gusht. Kjo është periudha më e mirë për jetën tuaj sentimentale.