Titulli

Binjaket 2014

Binjaket
E përgjithshme
Për vitin 2014, ju binjakët do ta ndieni veten kalorës të fatit tuaj dhe pa dyshim fitimtarë në qëllimet që keni vënë, sidomos për të larguar nga vetja gjithçka që nuk ju përshtatet. Viti 2014 për ju fillon fuqishëm. Planeti që ju ndikon kaq shumë pozitivisht është Marsi. Në gjashtë muajt e parë të vitit ju do të ndieni se mund të bluani edhe gurin, por në disa faza, sidomos në muajin prill, mund t’i bini edhe murit me kokë. Do të dilni, do të argëtoheni e madje do të luani edhe lojëra fati. Jupiteri në Gaforre deri në mes të korrikut do t’ju ndihmojë shumë në çështjet ekonomike. Më pas, me futjen e tij në Luan do të hapen horizonte të reja në jetën e përditshme. Në shtator priten zgjidhje problemesh që i quanit shumë të vështira. Nga shtatori e deri në tetor, Marsi do të kundërshtojë jetën tuaj në çift.
Karriera
Nuk duhet të gënjeheni në muajin shkurt nga shanset, që mund të dalin në lidhje me karrierën dhe punën. Planeti juaj, Mërkuri, do të jetë i kundërt dhe nuk ju favorizon. Vetëm nga mesi i muajit Mars gjërat do të jenë më të favorshme. Prilli do të jetë shumë i tensionuar dhe nuk duhet të ngatërroni punën me çështjet erotike personale.
Ekonomia
Deri në muajin prill nuk duhet të prisni shumë në çështjet ekonomike. Jupiteri në Gaforre është planeti që ju ndihmon në çështjet ekonomike. Do të keni lidhje të vështira në janar dhe në shkurt me Plutonin dhe Uranin. Vetëm nga fundi i majit do të keni lajme të mira ekonomike.
Dashuria
Me Marsin në Peshore, dashuria ju përket juve. Periudha më e mirë do të jetë nga 23 qershori deri më 18 korrik. Në këtë periudhë, Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë në shenjën tuaj.