Titulli

Demi 2014

Demi
E përgjithshme
Gjatë vitit 2014, të gjithë të lindurit e shenjës së Demit do të surprizohen me veten, se si do mund të përshtaten dhe të ecin përpara me kushtet e reja dhe aspak komode për natyrën e tyre.Ju që i përkisni shenjës së Demit, në shumicën e rasteve keni humbur besimin te vetja nën ndikimin e Saturnit në Akrep përballë shenjës tuaj. Kërkesa e lartë e llogarisë, presioni si në bashkëpunime ashtu edhe në martesë, ose do ju ndihmojnë të kapërceni vështirësitë, ose do mbeteni në vend duke u fundosur më keq. Mendohet se aleati juaj, Jupiteri, vetëm në muajin mars fillon t’ju vijë në ndihmë, por një krizë e madhe vlerash në muajin prill ju vë përballë situatave të vështira, derisa të zgjidhni rrugën e duhur. Muaji maj do të jetë fatlum për ju dhe mund të shpresoni për lidhje të qëndrueshme si pune, ashtu edhe në jetën personale. Planeti Mars do të jetë kundërshtari juaj më besnik gjatë tërë vitit 2014. Deri në korrik, pozicionimi juaj në Peshore ju pengon në lidhje me jetën e përditshme dhe me punën. Më pas ju sjell probleme në çift të paktën deri në shtator. Vitin e filloni nën efektin e Afërditës së kundërt, e cila pezullon disi projektet tuaja në përgjithësi dhe ato ekonomiket në veçanti. Vetëm në mes të korrikut, hyrja e Jupiterit në Luan hap një periudhë të re në projektet familjare, si bashkëjetësë, shtëpi më të madhe e zgjerim familjeje.
Karriera
Do të ketë periudha ku mund të favorizoheni në punë. Nga data 11 deri më 31 janar do të ndodhë hyrja e Mërkurit në Zenit të shenjës suaj dhe hëna e re. Nga 5 marsi deri në 5 prill përgatituni për të filluar diçka të re.
Ekonomia
Nga 13 qershor deri në 18 korrik mund të përfitoni një ndihmesë apo rritje page. Në fund të majit keni një shans për të rregulluar ekonominë. Nga mesi i korrikut e në vazhdim do të shpenzoni shumë para për çështje shtëpie.
Dashuria
Muaji maj do të jetë muaji më erotik për ju dhe muaji shtator i veçantë, pasi nuk do të mungojnë flirtet, udhëtimet romantike dhe njohjet e reja.