Titulli

Virgjëresha - 2013

virgjereshaShumë i suksesshëm për punën dhe financat
Do të jetë një vit shumë intensiv, madje për tipa të matur si ju ky vit do të jetë trazues. Raportet në çift nga muaji Prill në muajin Gusht do të kenë zhvillime shumë pozitive. Kush mendon se ka probleme në çift do të arrijë t’i zgjidhë ato në mënyrë të tillë sa të kthejë qetësinë dhe stabilitetin sërish. Do të jetë thelbësore për ju kjo siguri pasi ju besoni tek qetësia dhe siguria. Për ata që janë vetëm ka ardhur koha të heqin dorë nga vërejtjet dhe natyra shumë kritike ndaj të tjerëve. Është pikërisht kjo që nuk ju lejon të shikoni njerëzit që keni në krah. Ky vit do t’ju ndryshojë , do të jeni të aftë të lëshoheni dhe të ndiqni instiktin dhe kjo do të çojë në një lidhje të bukur dhe plot pasion.

Puna
Disa nga karakteristikat e tua janë saktësia dhe mënyrë precize e të menduarit. Do të gjeni më në fund, pas shumë kohe, punën që keni ëndërruar dhe që keni kërkuar. E keni fituar me meritë dhe falë karakteristikave që  ju gëzoni. Do të vlerësoheni nga kolegët dhe shefat tuaj dhe do të keni mundësi të mira ecjeje në karrierë. Periudha më e mirë është nga Janari në Qershor. Për më tepër do të keni fitime pasi për një kohë të gjatë kasa juaj ka mbetur thatë. Pra më në fund erdhi ora juaj.