Titulli

Peshorja - 2013

peshorja Kujdes me xhelozinë, projekte të mëdha në punë 
Ata, të cilët janë në kërkim të një partneri apo e ndjejnë veten të zhgënjyer dhe të plagosur nga një histori në mbyllje duhet të përgatiten se nuk do të rrinë gjatë vetëm. Viti 2013 do të ketë të reja të rëndësishme në fushën sentimentale. Në verë, ju do të jeni protagonistë, do të jeni në qendër të vëmendjes por në fakt në thellësi të zemrës tuaj do të donit diçka tjetër dhe nuk do të kënaqeni tërësisht me këtë vëmendje masive që do të merrni. Megjithatë nëse do të vendosni të nisni një lidhje të re ajo do të jetë e bukur, pothuajse do të bëjë që të harroni dikë që ju e mbani thellë në zemër. Për ata që janë çift kujdes me xhelozinë, madje kjo u këshillohet edhe atyre që janë në fillim të lidhjes së tyre. Mos e mbysni me xhelozinë tuaj lidhjen që në fillim. Në mënyrë të veçantë nëse partneri është Shigjetar duhet të bëni kujdes me posesivitetin tuaj. Rrezikoni seriozisht ta humbisni atë.


Puna
Këtë vit puna do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Do të përfshiheni në projekte, të cila i keni lënë pas dore dhe që do të rezultojnë shumë të mira dhe lancuese për karrierën tuaj. Megjithatë yjet këshillojnë të bëni kujdes dhe të vlerësoni çdo hap që hidhni dhe vendim që merrni. Suksesi shkon paralelisht me rrezikun për të rënë. Periudha kur të gjithë yjet i keni me vete dhe japin me shumë bujari, shans është qershori. Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe hidhuni në sulm.