Titulli

Luani - 2013

luani Keni mbrojtjen e fuqishme të Jupiterit, mos hezitoni në asnjë vendim
Këtë vit që vjen do të ketë të reja në fushën sentimentale. Ju do të mbështeteni shumë nga mbreti i planetëve Jupiteri që nga ana e tij do të ketë mbështetje të jashtëzakonshme nga Marsi dhe nga Neptuni. Pra, forca juaj tërheqëse këtë vit do të jetë e parezistueshme. Nëse jeni beqarë do të keni shans të madh për të takuar njeriun, që do të ndryshojë jetën tuaj dhe do t’ju falë dashurinë e jetës. Bëhet fjalë natyrisht për një lidhje afatgjatë dhe serioze, e cila ka të gjitha mundësitë të përfundojë me “happy end”. Nëse jeni në çift, atmosfera mes të dyve do të ndryshojë dhe do të krijohet një klimë shumë e mirë, harmonike dhe erotike e cila nuk ekzistonte prej kohësh mes jush. Periudha më me fat në dashuri do të jetë vera . Pra, vera juaj e këtij viti do të jetë magjike.

Puna
Jupiteri nuk do t’ju lëshojë gjatë gjithë vitit. Do të keni pa asnjë rezervë mbështetjen e tij edhe në fushën e parave dhe të punës. Do të keni realizime të mëdha të projekteve tuaja dhe në të njëjtën kohë të ardhurat nuk do të mungojnë . Pra, puna rritet dhe shpërblimi për këtë punë do të jetë i menjëhershëm jo si vonesat e këtij viti. Xhepi juaj prej kohësh “thatë” do të “lulëzojë”. Dhe natyrisht edhe humori juaj. Ky vit ju jep mundësinë të shikoni edhe më larg. Projektet e nisura këtë vit do të mund të kenë të ardhme të sigurtë. Mos hezitoni pra.