Titulli

Akrepi - 2013

akrepi Shumë favorizues për personat që merren me biznes dhe administrim 
Më në fund do të keni një periudhë të qetë relaksi në të cilën edhe pasionet më të forta do të qetësohen dhe dallgët më të larta do të kthehen në valë të vogla. Do të qetësoheni falë një ndikimi të shkëlqyer të Jupiterit në shtëpinë tuaj të dytë. Ai do t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të reflektoni duke bërë që harmonia me partnerin të jetë e jashtëzakonshme dhe afeksioni të rritet. Pra, për të gjithë ata që janë duke përjetuar një histori dashurie të lumtur dhe të qetë, viti 2013 do të jetë një super vit. Madje edhe çiftet të cilat nuk rreshtin së grinduri do të kalojnë një vit të jashtëzakonshëm mirëkuptimi që do të arkivohet si një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre. Por nuk do të mungojnë edhe të rejat dhe zhvillimet për ata të cilët janë në kërkim të një lidhjeje të re. Periudha më me fat është Maji-Korriku, por edhe muajt e fundit të vitit.

Puna
Një vit absolutisht pozitiv dhe shumë inkurajues. Me pak përpjekje do të largoni rutinën tuaj dhe do t’i jepni vitalitet jetës dhe punës tuaj e cila do të zhdukë si me magji çdo lloj monotonie. Shumë të favorizuar do të jenë ata që merren me biznes dhe me administrimin e parave.  Biznesi do të jetë i suksesshëm dhe keni shumë mundësi që këtë vit të mbyllni kontrata afatgjate dhe me shumë leverdi për ju. Këto kontrata keni kohë që i keni ëndërruar. Pra këtë vit mos nënvlerësoni asnjë mundësi që ju ofrohet, mund të jenë gurë të artë për karrierën tuaj.