Titulli

Gaforrja - 2013

gaforrja Mos u fshihni në dashuri, këtë vit lekët do të shtohen 
Ju jeni i tërhequr dhe doni të jetoni i mbrojtur nga surprizat që sipas jush janë gjithmonë jo të mira. Por nuk është e thënë që të jetë kështu gjithmonë, përkundrazi. Nëse ju jetoni një dashuri të fshehtë, emocionet dhe momentet e bukura kur zemra rreh fort nuk do të mungojnë. Ju jeni shumë i shqetësuar që ta ruani në konfidencë të plotë këtë lidhje dhe është pikërisht kjo fshehtësi dhe ky kujdes që e bëjnë shumë emocionuese lidhjen tuaj. Pra, mos u fshihni dhe dashuroni me sinqeritet. Për ata që janë të lirë do të tërhiqen shumë nga një njeri, të cilin do ta njohin në një rrethanë të çuditshme. Edhe ai do t’ju vërë re, ndaj mes jush do të lindë një lidhje e fortë pasioni. Periudhat më të mira janë 29 Janar-21 Shkurt, 9 Maj-5 Qershor dhe 6-31 Dhjetor.


Puna
Entuziazmi, shpirti krijues, fantazia dhe pak fat (që nuk bën asnjëherë keq) do t’ju çojnë larg, në mënyrë të veçantë në punët që kanë të bëjnë me fantazinë dhe krijimtarinë. Keni ide të jashtëzakonshme, shumë prej të cilave mund të përkthehen në veprime dhe ndërmarrje konkrete në punën tuaj. Këtë vit duhet të jeni të organizuar, të disiplinuar dhe të kujdesshëm më shumë se kurrë dhe duhet ta trajtoni punën tuaj si një sfidë, të cilës duhet t’i përgjigjesh me të gjitha forcat. Do të ketë përmirësime në statusin që ju keni në punë, rritje të detyrë, promovime dhe natyrisht lek më shumë.