Titulli

Binjaket - 2013

binjaketDuhet të vendosni përfundimisht dhe, bëni kujdes me sjelljen
Ju pret një vit 2013 shumë impenjativ përsa i përket ndjenjave. Ata që janë beqarë do të vendosin më në fund t’i shprehin hapur ndjenjat një personi që prej kohësh i tërheq, por që nuk kanë mundur kurrë t’ia shprehin ndjenjën për shkak të frikës se mos refuzohen. Nëse doni ta bëni një gjë të tillë bëjeni nga Janari në Prill sepse yjet do të jenë në krahun tuaj këtë herë. Për ata që prej kohësh kanë probleme në çift duhet të gjejnë një zgjidhje përfundimtare: ose të marrin fund grindjet ose nëse gjërat nuk rregullohen më jepini fund këtij raporti që është bërë shumë stresues. Dhe dijeni se faji është juaji, i egoizmit tuaj edhe pse “të ekuilibruar”. Jepini pra, përdorni sharmin dhe rregullojini marrëdhëniet me partnerin, por kini parasysh se në të ardhmen nuk do t’ju falin më. E keni tepruar pak apo jo?

Puna
Ju jeni punëtor, por nuk është e thënë që ky vit të jetë vaj për ju. Ju e prishni gjithçka me tipin që keni. Mbajeni gojën të mbyllur pra dhe mos flisni më shumë nga sa duhet pasi do të krijoni më kot armiq. Bashkëpunëtorët tuaj mund të mos durojnë këto ‘kryengritje” pa kuptim dhe pikërisht në periudhën kur duhet të punoni më shumë. Financat do të përmirësohen duke nisur nga Marsi edhe pse në punë ulje-ngritjet do të jenë të dukshme. Kujdes bëni me shpenzimet. Ju ndodh shpesh të shpenzoni shumë dhe pa leverdi.