Titulli

Demi - 2013

demi Një vit i mbarë në dashuri dhe biznes 
Viti 2013 do të jetë shumë pozitiv për problemet e zemrës qoftë nëse jeni në cift qoftë nëse jeni beqarë. Ju dihet se nuk keni një karakter të lehtë por ka të ngjarë që këtë dashuri të re të nisur nuk do të doni ta humbisni. Do të mungojnë shpërthimet tuaja të zemërimit dhe vendin do ta zerë gjatë gjithë vitit një dialog frutdhënës. Madje mund të ketë ndryshime të mëdha për ju nga muaji Maj kur mund të vendosni të martoheni apo të keni një fëmijë. Ata që janë ujqër të vetmuar do të ndihen shumë të vetmuar këtë vit sa do të duan të që të kenë diçka më shumë sesa miqësi me një njeri shumë të veçantë për ta. Muaji Maj është ideali për të hedhur hapin e madh dhe për ta propozuar. Planetin e dashurisë Afërditën do ta keni në krah gjithë vitin duke nisur nga data 8 Shkurt.

Puna
Kreativiteti që keni ju bën të dalloheni kudo që jeni por në fakt këtë vit duhet ta ridimensiononi këtë aftësi tuaj të veçantë. Nëse ju do të arrini ta bëni këtë atëherë do të jetë një vit i madh për ju. Do të jetë një vit fitimrpurës edhe nëse punoni në shtet por edhe nëse ju punoni për veten tuaj pra privat. Paratë nuk do të mungojnë por ju jeni të aftë t’i prishni të gjitha në një ditë. Ndaj ju duhet të ndiqni politika të mirëfillta kursimi. Do të jenë bazë për të ardhmen.