Titulli

Shigjetari - 2013

shigjetari Keni mbështetjen e yjeve për një vit të shkëlqyer 
Dihet dilema juaj historike per te vendosur ne lidhje me dashurine dhe lidhjet serioze, qe shpirti juaj i lire nuk i pranon, por kete vit do të jeni më të vendosur: do të dini të zgjidhni mes njerëzve që ju qëndrojnë pranë njeriun që bën për ju. Shfrytëzoni këtë mundësi që ju jepet dhe mos i bëni naze. Edhe për ju që jeni tashmë çift gjërat do të shkojnë për mrekulli në mënyrë të veçantë në periudhën Janar-Maj.Kush do të dojë të nisë një bashkëjetesë do të jetë shumë i favorizuar nga yjet. Madje kete vit do te mund te projektoni edhe ardhjen e një fëmije që do ti japë gëzim jetës tuaj.


Puna
Këtë vit do të keni me vete Jupiterin që është planeti I fuqishëm roje e Shigjetarit. Jupiteri do tju falë të gjithë forcën dhe fatin që mund të mbledhe deri në 18 Dhjetor 2013, pra gjatë gjithë vitit. Jo vetëm kaq por ju do të keni pranë me një ndikim të fuqishëm edhe Saturnin që do tju japë zgjuarsinë për të përdorur sa më mirë këtë fuqi që zotëroni në 2013. Puna dhe paratë do të arrijnë performancën e tyre më të mirë dhe do të jeni në gjendje të realizoni plane që i keni lënë pas dore për shkak të mungesës së fatit.  Pra s’keni ç’të kërkoni më nga yjet këtë vit. Jeni sharmantë dhe inteligjentë, fatin e keni me vete..veproni pra.