Titulli

Shigjetari - 2012

shigjetariInfluenca pozitive e Saturnit do t’ju shoqëroj për gjatë gjithë vitit. Fillimi i 2012-ës do të jetë i përshtatshëm për horizonte të reja dhe rrugë të reja. Duhet të s’postoni gjithçka duke filluar nga muaji janar për të shfrytëzuar atmosferën e këndshme. Duke filluar nga muaji marsi, me mbështetjen e Marsit dhe të Mërkurit, do të jetoni një periudhë të shoqëruar nga nervozizmi sidomos në jetën familjare. Historitë e dashurisë për disa nuk funksionojnë dhe shumë prej jush do të vendosin të kthejnë faqe. Do të jetoni një periudhë qetësie në muajt prill dhe maj, dhe do t’ju sjellin një verë rrezatuese. Muajt më të mirë për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak do të jenë qershori, korriku dhe gushti, pikërisht në këto muaj do të jetoni një aventurë të re tepër të këndshme. Periudha e fillimit të vitit do të jetë një periudhë e re përzgjedhjesh sidomos në fushën profesionale, dhe fal ndikimit të Saturnit do të arrini të gjeni rrugën e duhur. Duke filluar që nga 25 nëntori, Jupiteri do të hyj në shenjën tuaj dhe gjithçka do të bëhet më e lehtë.