Titulli

Bricjapi - 2012

bricjapiYjet do të ndihmojnë të gjithë personat e kësaj shenje për të lënë pas periudhën e vështirë të tre mujorit të fundit të vitit 2011. Fal Venusit dhe Marist, duke filluar që nga muaji shkurt, do të përkraheni nga Mërkuri, duke jetuar tre mujorin e parë të 2012-ës në mënyrë tepër pozitive sidomos në aspektin sentimental. Ndërsa për ata persona që e kanë gjetur tashmë shpirtin binjak , do të jetojnë një periudhë pasiononte ndërsa të tjerët do të kenë mundësi të shumta fal njohjeve të reja. Puna:, sigurisht që do t’ju jap disa shanse të shumta për të përmirësuar kushtet ekonomike. Në muajt prill dhe maj, mund të hasni disa vështirësi të paparashikuara sidomos për projektet e reja. Mund të përjetoni një periudhë të vogël mërzitje duke filluar nga tetori kur duhet të përballeni me situatat profesionale. Kujdes tek ata persona që duhet t’ju besoni, ose që do t’ju jepni para borxh. Në çdo rast, duhet të merrni edhe mendimet e të tjerëve.