Titulli

Peshqit - 2013

peshqit Do të doni të jeni në qendër të vëmendjes, biznesi shumë i favorizuar 

Momente të rrezikshme por edhe emocionuese paraqiten për  ju këtë vit që vjen. Do të doni të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes, të jeni të admiruar dhe të pëlqyer nga të gjithë.  Shumë nga ju do të merren me partnerin këtë vit..në sensin që të tërheqin vëmendjen e tij dh eta bëjnë paksa xheloz..Kush është duke jetuar moment të bukura çift do të shfrytëzojë ndihmën që i japin yjet për të krijuar një klimë më të mirë dhe më të bukur në çift. Ata që janë beqarë do ta kenë shumë të vështirë të heqin dorë nga liria e tyre këtë vit ndaj dhe do të parapëlqejnë lidhjet pa shumë impenjime. Vetëm se ku i dihet..fati mund të luajë me ta këtë vit .

Puna
Në punë nuk do të mungojnë momentet e mira. Jupiteri do t’ju ndihmojë të bëni kalime përpara në karrierë në mënyrë të veçantë nëse ju merreni me aktivitet privat. Disave prej jush dot t’u duhet të përveshin mëngët për të zgjidhur probleme të tipit financiar, legal dhe administrativ. Madje disa do të marrin në konsideratë edhe idenë për të dalë më vete në biznes. Ky vit do të jetë I mirë por do të përfundojë edhe më mirë pasi në Dhjetor, Jupiteri kalon në shenjën tuaj mike të  Bricjapit do të ketë ndikim shumë pozitiv edhe tek ju.