Titulli

Ujori - 2013


ujori Do të jetoni vetëm për partnerin, puna në grup ju sjell rezultatet që ëndërronit

Më në fund  do të arrini momente shumë të mira në bashkëjetesën tuaj, aq të mira sa do të mund të themi se do të jetoni momente lumturie të vërteta. Vetëm në shoqërinë e njerëzve që ti do të ndihesh  shumë i realizuar sepse këtë vit çdo gjë për ju do të jetë jeta sentimentale dhe dashuria për partnerin. Do të jetë një vit i jashtëzakonshëm në këtë drejtim dhe për personat të cilët janë single, ata do të kenë mundësinë të krijojnë lidhje dhe të zgjedhin vetë pas flirteve dhe lidhjeve serioze. Vetëm duhet të keni pak kujdes sepse ka të ngjarë të bini kokë e këmbë në dashuri dhe të humbisni edhe logjikën. Ruani qartësinë për të analizuar partnerin e ri për të kuptuar nëse ia vlen të investoheni në lidhje serioze me të apo jo.

Puna

Të rejat që do të shfaqen në frontin e punës dhe profesionit do të jenë pozitive, ndaj mos kini fare frikë prej tyre. Në mënyrë të veçantë besojini intuitës tuaj në lidhje me idetë e reja , në lidhje me sugjerimet dhe këshillat që merrni. I besoni intuitës dhe për kolegët dhe njohjet e reja që do të keni në punë. Ajo nuk do t’ju zhgënjejë aspak. Ata që do të kenë suksese të mëdha këtë vit janë Ujorët që punojnë në skuadër, në mënyrë të veçantë në fushën e shitjeve dhe të reklamave. Nëse vitin që shkoi nuk ju ka ecur fati, këtë vit përgatituni për shitje të mëdha.