Titulli

Peshqit - 2012

peshqit Të lindurit e kësaj shenje do të jetojnë një fillim viti nën influencimin pozitiv të Jupiterti që do t’ju sjell të reja të shumta. Ndihmë do të keni edhe nga Venusi dhe Marsi, që duke filluar nga javët e para të vitit do t’ju orientojnë drejt suksesit. Muajt e fillimit të vitit, deri në maj, do t’ju ndihmojnë të kurorëzoni ëndrrat e dashurisë. Nga këndvështrimi profesional dhe financiar, periudha më e favorshme do të jetë midis shkurtit dhe gjysmën së parë të prillit, kur Mërkuri do të jetë në shenjën tuaj, ndërsa me Marsin në shenjë do të jetë më e lehtë krijimi i marrëdhënieve të reja. Në punë nuk duhet të keni frikë të pranoni përgjegjësi të reja, sepse do t’ju ndihmojnë në karrierën e ardhshme, madje do t’ju sjellin edhe përfitime të mira financiare. Duhet të pranoni pa asnjë rezervë. Tepër e mirë periudha në fund të vitit duke filluar që nga nëntori, kjo fal planetëve që ndodhen tek Shigjetari.