Titulli

Demi - 2012

demiFillimi i këtij viti do të jetë energjik fal Marsit, që do të jetë prezent në fillim të vitit deri në 14 shkurt. Transferimi i planetëve do të stimulojnë qëndrimin e personave të cilët duhet të tregohen të kujdesshëm për të cilësuar më mirë çdo situata para se të reagojnë ashpër. Horoskopi i vitit 2012 për Demin thotë se ky do të jetë një vit tepër i ngarkuar dhe i pasur me emocione, siguri, angazhime nga këndvështrimi i punës dhe ndjenjave. Përfitoni nga ndihmesa e Mërkurit dhe Venusit në periudhën e parë të vitit, ndërsa në fillim të pranverës do të keni përkrahjen edhe të Diellit. Më pas Marsi që në periudhën midis fundit të muajit prill dhe fillimit të qershorit, do të kaloj tek shenja e Gaforres. Fillimi i stinës së verës është një moment i egër për parashikimet e ndjenjave. Për ata persona që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme, mund të përfundojnë në vendimin e martesës. Ndërsa për ata persona që po përjetojnë një histori jo të qëndrueshme, duhet që të kenë guximin për të përfunduar këtë histori, dhe të kenë besim tek njohjet e reja që vera ju ofron. Muajt e tjerë do të jenë të mbushur me punë. Duke filluar që nga gjysma e muajit tetor do të shfaqet një periudhë negative dhe demoralizuese. Situata do të ndryshoj vetëm me fillimin e muajit dhjetor.