Titulli

Bricjapi - 2013

bricjapi Probleme sentimentale, por më mirë herët se vonë... 
Viti i ri do të shoqërohet me momente pakënaqësie në planin sentimental. Do të ndjeheni sikur partneri juaj nuk jep maksimumin për ju. Ky konkluzion do të vijë për shkak të një analize të thellë që ju do t’i bëni lidhjes tuaj, e cila për arsye që nuk i kuptoni është bërë paksa e mekur. Lëshojini pak më hapësirë partnerit tuaj dhe merrni dhe ju pak hapësirë për vete. Ka shumë të ngjarë që raporti dhe humori të përmirësohen shumë më shpejt nga sa e keni menduar.  Për lidhjet që tashmë kanë ngrirë ndoshta nuk bëhet më gjë. Ato do të “shpërthejnë”. Nuk do të jeni ju ata që do të propozoni ndarjen, mund të jetë partneri që do tju vërë përpara një fakti të kryer. Por  në fund të fundit është më mirë kështu sesa të përfshirë në një lidhje që nuk ka për të funksionuar.

Puna
Për të shfrytëzuar më mirë të gjitha mundësitë që ju jepen duhet të analizoni ftohtë situatën në të cilën gjendeni në punë. Nëse ka projekte, të cilat nuk mund të realizohen mos humbisni kohë me to dhe i fusni në sirtar për një moment më të përshtatshëm. Merruni me gjëra të tjera më të thjeshta për realizim. Kujtohuni gjithmonë se nëse nuk arrin të fitosh mund të paktën të realizosh një “pakt me nder”. Më të favorizuar janë ata që punojnë në sektorë kreativë dhe në biznes.